‘Astiri’ 83 ditë në protestë/ Banori: Unaza nxorri lakuriq Ramën

Në ditën e 83-të protestës, banorët bllokuan rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkonin anulim të projektit, ndërsa shprehen se Amerika është me ta.

“Unë do t’i lutesha shumë me një zë të fuqishëm, të themi në një zë që këtu vendos sovrani. Prandaj është një privilegj i madh, ndaj nuk resht së thëni që kjo qeveri e ka për detyrë të dëgjojë sovranin. Tani në ditën e 84-në në mos gaboj e kam quajtur si detyrë të çdo qytetari të ndershëm. Ndaj unë vi si banor. Të mbështesësh këtë kauzë është një privilegj i madh. Është një fenom që ka nxjerrë lakuriqisinë e Edi Ramës, me aferën më të madhe korruptive. Ai është zero para jush. Ai ka rënë. A ju kujtohet që ju tha, se jeni shpellarë, turp të vijë. Ju tha jeni uzurpartorë. Unë ta them live, nga këto ekrane dhe gazetarë të nderuar, por nëse i thoni këtyre banoreve fisnikë uzurpatorë, çfarë do të thotë amerika për banorët nga Irlanda dhe Europa. Amerika është me ne”, u shpreh ai.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa u bëri thirrje qyetetarëve ta rrëzojnë.

“Për të qartësuar çdo qytetar, protesta që do vazhdojë në 16 shkurt, do jetë protesta më masive që është parë ndonjëherë. Po bëni një gafë shumë të madhe, Lironi Besnik Doçin, ose neve do na keni në rajonin nr2.”, u shpreh deputeti demokrat, Klevis Balliu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne