Ata e shitën Jeruzalemin! Ata do shesin edhe Mekën me Medinën. Tani është koha për intifadë

nga Ibrahim Karagül.

Pikërisht 100 vite më parë, si në këto ditë, ne humbëm Jeruzalemin. Ne e humbëm Palestinën. Ne e humbëm të gjithë rajonin. U strehuam në Anadoll, kalaja e fundit. Ne u mbrojtëm këtu. Ne ndërtuam një strehë për të gjithë ata që do të grumbulloheshin nga të gjithë cepat e rajonit.

Pikërisht një shekull më parë, ne rezistuam në luftërat e Gazës, fshat më fshat, në luftërat e kanalit, kodër pas kodre. Ne sakrifikuam të rinjtë tanë që erdhën nga të gjitha anët e Anadollit. Ne paguam çmime të larta në Jemen, Irak dhe Siri. Ne mbrojtëm Medinën, ne mbrojtëm Qaben. Ne e mbrojtëm të gjithë rajonin pa bërë asnjë diskriminim.

Ky ishte ‘sulm i kryqëzatave’

Ne e dinim që ky ishte një sulm i kryqëzatave. Ne e dinim se ky ishte një pushtim që synonte të gjithë territorin mysliman. Ne e dinim se kjo ishte një luftë për të nxjerrë Islamin dhe myslimanët nga historia.

Rajoni kishte rënë. Bota islame kishte rënë. Ne ramë. Ata krijuan shtete garnizonë, krijuan regjime shtypëse. Ata pushtuan tokat, historinë dhe nderin tonë. Ata shkatërruan botën islame, nga brigjet e Atlantikut deri në brigjet e Paqësorit.

Ne ishim në gjendje të shëroheshim pikërisht një shekull më vonë

Ne u rikuperuam pikërisht një shekull më vonë. Ne e gjetëm veten, gjetëm vendin tonë, gjetëm historinë dhe personalitetin tonë. Mësuam se çfarë do të thotë të ecësh drejt, çfarë do të thotë nder dhe liri, çfarë do të thotë të jesh vendas. Ne filluam një marshim historik; një valë në rritje prej Anadolli, nga Turqia. Ne rizbuluam fqinjët tanë, të kaluarën tonë, zonat tona të përbashkëta, qytetet tona, identitetin tonë qytetërues dhe e sollëm atë në të tashmen.

Por ata na sulmuan edhe një herë

Ky ishte një marshim i rajonit. Kjo ishte përpjekja për tu ringjallur, përpjekja për të rishkruar historinë dhe për t’u ngritur përsëri në këmbët tona. Kjo ishte lufta për të shpëtuar vendet tona, qytetet tona, njerëzit tanë nga barra shekullore që ishte mbi shpatullat e tyre, ishte lufta për të këputur zinxhirët e skllavërisë nga këmbët dhe mendjet tona.

Një shekull më vonë, ata nisën përsëri një sulm të plotë. Ata e rrethuan Turqinë nga të gjitha anët. Ata sulmuan me partnerët e tyre nga brenda dhe me organizatat terroriste nga jashtë. Ata u përpoqën me çdo gjë për ta ndalur këtë marshim historik. Ne u ballafaquam me një sulm të ri të kryqëzatave. Pothuajse e gjithë bota perëndimore u bë një front i vetëm dhe u përpoq të na heshtë, për të na asfiksuar.

Nëse Turqia do qëndrojë në këmbë, Jerusalemi do të mbrohet, Meka do të mbrohet, ata e dinë këtë!

Sepse e dinin se nëse Turqia është në këmbë, historia do të ringjallet, rajoni do të ringjallet, bota muslimane do të ringjallet dhe qytetet tona të lashta do të gjallërohen. Nëse Turqia do të ngrihet në këmbë, Jerusalemi do të mbrohet, Meka dhe Medina do të mbrohen, dhe të gjitha tutelat mbi rajon do të marrin fund.

Prandaj ne filluam “luftën e pamëshirshme” kundër këtij sulmi të plotë. Ne u mblodhëm për të çliruar vendin tonë, kombin tonë, rajonin tonë dhe qytetet tona edhe një herë pas një shekulli. Ne folëm me zë të lartë nga Turqia për të gjithë rajonin, për të gjithë komunitetet myslimane.

Ne thamë: “Çohu”. Ne thamë: “Qëndroni drejt”. Ne thamë: “Mbrojini vendet dhe qytetet tuaja.” Ne thamë: “Jepini fund skllavërisë shekullore”. Ne thamë: “Përgatituni për një valë të re pushtimi. “Ne thamë:” Kjo valë do të shkatërrojë komunitetet dhe vendet myslimane, jini vigjilentë”. Ne thamë:” Ju nuk keni nevojë më që Perëndimi të ju mbrojë, jini vetëvetja. “Ne thamë:” Përqafoni fenë tuaj, besimin tuaj, vëllazerinë tuaj, kjo do ju mjaftojë si forcë.” Ne thamë:” Si Turqi që jemi, ne do të jemi në vijën e parë të frontit, kurrë nuk do të gjunjëzohemi, nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim një shekull tjetër, bëni të njëjtën gjë.” Ne thamë,”po sulmohemi nga tradhtarët e brendshëm dhe ju po shiteni nga drejtuesit tiranë. ”

Ata e shitën Jerusalemin, ata do shesin edhe Mekën me Medinën

Jerusalemi është shitur. Kibla e parë u shit dhe është bërë objekt i një marrëveshje shumë të shëmtuar. Ata që e blenë pushtetin duke dhënë naftën, sot po kryejnë negociata pushteti duke sakrifikuar Jeruzalemin. Kjo ishte marrëveshja e pistë që ata ta promovuan ty si “Islam i moderuar”, dhe Jerusalemi u bë sakrifica e parë. Ata promovuan frikën e Iranit dhe morën Jeruzalemin. Nesër, me të njëjtën marrëveshje ata do të marrin Palestinën. Nesër, me të njëjtën marrëveshje ata do të marrin kontrollin mbi Mekën dhe Medinën; ata do ta marrin atë nën tutelë, do ta marrin peng.

Cila ishte marrëveshja mes princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) Mohammed bin Zayed, princit të kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, SHBA-së dhe Izraelit? Ata thanë: “Ne tani jemi miq me Izraelin”, “Ne tani jemi aleatë me Izraelin”, “Lufta arabo-izraelite ka mbaruar”, u dorëzua Jerusalemi. Si do t’i përgjigjen historisë, muslimanëve dhe popullit të tyre për këtë?

Arabët duhet ti llogaritin ata përgjegjës për këtë tradhti të madhe

Ata që e dhanë Jeruzalemin nuk mund ta mbrojnë dot Mekën dhe Medinën. Ata nuk e kanë një autoritet të tillë, një përgjegjësi të tillë. Zemra e Islamit së shpejti do të jetë gjithashtu një subjekt i kësaj marrëveshjeje. Ky ekip i drejtuesve që sot kanë krijuar një aleancë me SHBA-në dhe Izraelin, nuk ka për të thënë asgjë para shkatërrimit të vendeve të tyre dhe kur të merren peng Meka dhe Medina.

Komuniteti arab duhet të jetë i përgjegjshëm për përgjegjësinë e atyre. Bota muslimane jo-arabe duhet të llogaritë përgjegjësinë që kanë ata. Kush, me çfarë autoriteti dhe guximi e bënë Jeruzalemin subjektin e një marrëveshjeje, vetëm e vetëm për te siguruar pushtetin e tyre? A janë palestinezët e shtypur të vetmit përgjegjës për mbrojtjen e Jerusalemit?

Lufta po zhvendoset në zemrën e Islamit

A nuk është përgjegjësi e Turqisë, e cila para një shekulli rezistoi në çdo fshat të Palestinës, a nuk është përgjegjësia e miliardëve që mbajnë identitetin musliman? A nuk është përgjegjësia e Pakistanit, Indonezisë, Egjiptit, Nigerisë dhe Iranit?

O myslimanë, fëmijët e këtij rajoni, të këtyre qyteteve të lashta!

Ju po përballeni me një tradhti të madhe. Ju po përballeni me realitetin më kritik të pushtimit të madh të rifilluar pas një shekulli që synon të nxjerrë muslimanët jashtë historisë. Ata thonë: “Ne do ta zhvendosim luftën mu në zemër, në qendër të Islamit”. Ata që planifikuan projektin e “luftës civile islame”, janë kthyer nga Iraku, Afganistani, Libia dhe nga Siria për në zemrën e islamit. Ata i janë kthyer Jeruzalemit, Mekës dhe Medines.

Por Jeruzalemi do të hakmerret për këtë

Por Jeruzalemi do të marrë hak për këtë. Meka dhe Medina do të hakmerren ndaj atyre që u kthyen ndaj tyre. Këto qytete të shenjta do të hakmerren ndaj atyre që i shitën ato. Ato do të hakmerren ndaj atyre që i dhanë peng. Projektet e tyre “të islamit te moderuar”, projektet e tyre të “aleancës me Izraelin”, projektet e tyre të “frontit të përbashkët” dhe projektet e tyre të “aksit të ri”, do të shkatërrohen. Ata që sot morrën pjesë në këtë tradhti do të ngelen në faqet më të turpshme të historisë.

‘Rezistenca e papërkulur’ është e vetmja mundësi, nuk kemi ndërmend të humbasim

O myslimanë, fëmijët e këtij rajoni, të këtyre qyteteve të lashta!

“Rezistenca e pamëshirshme” është e vetmja mundësi. Nuk kemi mundësi tjetër përveç se t’i kthejmë vendet tona, qytetet tona, fshatrat tona në fortesa të rezistencës. Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse ta ndryshojmë këtë erë të ligë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pastrojmë vendin e Islamit nga okupimi dhe tradhëtia.

Kjo është përballja me shekullin e 21-të. Ne nuk kemi ndërmend të skllavërohemi edhe një herë, të humbim një shekull tjetër. Nuk ka rëndësi se janë arabët, turqit apo persët në këtë përballje. Nuk kemi mënyrë tjetër lufte vetëm se ti përzemë ata nga ky territor.

Po ndërmarrim të njëjtën luftë edhe pas një shekulli. Ne po përballemi me të njëjtin pushtim. Ne duhet të organizojmë të njëjtat qëndresa. Ne jemi në një epokë të re në ngritje pas humbjes së një shekulli më parë. Nuk kemi ndërmend që ta humbim këtë përballje.

Rezistenca është opsioni i vetëm.

Tani është koha për intifadën./yenisafak/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne