Atentat me 7 plumba sportistit të njohur serb në mes të rrugës (video)

Sportisti i famshëm serb, Vladimir Jovanovic, luftëtar i arteve marciale në MMA i ka mbijetuar një atentati me armë në qytetin serb, Pançevo. Sportisti serb u sulmua në momentin kur la të birin e tij në çerdhe.Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë.

Jovanovic u shpëtoi disa gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa makinës. Një nga plumbat e goditi në stomak duke e rrëzuar në tokë. Pas kësaj autori u largua me vrap duke e kujtuar të vdekur sportistin.

Mjekët kanë konstatuar se Jovanovic kishte marrë edhe një tjetër plumb përveç atij në bark. Sipas medieve serbe, autori qëlloi 7 herë në drejtim të sportistit, por ai mbijetoi. Sulmuesi, një i ri malazez u arrestua para 3 ditësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne