Atēntati ndaj Hekuran Billës, gjykata lë në burg Sebastjan Malin! Dyshohet se ndoqi vīktimën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastjan Mali, të dyshuar si bashkëpunëtor në vrāsjen e Hekuran Billës në 11 qershor të këtij viti.

Mali dyshohet se ka ndjekur me makinë vīktimën duke ndihmuar autorët për t’i zënë pritë në zonën e Komunës së Parisit.

Ai u zbulua për shkak të makinave që kishte marrë me qira bashkë me dajën e tij Viktor Marku, i dyshuar si autor i ēkzekutimit.

Ky i fundit është vëllai i Prel Markut, i cili ishte vrārë nga Billa në vitin 2006 në kryeqytetin britanik.

Autorët dyshohet se kanë përdorur si karrem të dashurën e Billës Adjola Lakran, e cila më parë kishte qenë e lidhur me Malin.

Ai i kishte lënë takim vīktimës në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë që para gjykatës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të planit të ēkzekutorëve për eliminimin e tij.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Gjekson Pusi, shoku i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë pasi dogji automjetin me të cilin kreu krīmin.

Hekuran Billa ishte dënuar nga autoritetet angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne