Athina zyrtare: xhamia e parë “e jona”, gati në shtator

Ministri grek i edukimit dhe fesë, Kostas Gavroglou, tha të premten se pas një vonese të gjatë, xhamia e parë e financuar nga shteti do të mund të hapet në shtator, gati tre vjet pasi ndërtimi i saj u miratua nga parlamenti grek.

Ai tha këtë gjatë një vizite në xhaminë gati të përfunduar në periferi të Athinës, të shoqëruar nga përfaqësues të bashkësisë muslimane.

Ndërtimi i xhamisë është bërë i diskutueshëm, sepse disa kundërshtojnë ngritjen e një faltoreje islame në kryeqytetin grek, të vendit ku ortodoksizmi është një pjesë identitare shumë e fortë.

“Është gjë që lutja e parë do të jetë maksimumi në shtator”, tha Gavroglou.

Dhjetëra mijëra emigrantë muslimanë jetojnë në Athinë dhe shpesh i kryejnë ritualet në dhoma informale, bodrume apo dyqane të papërdorura.

Gavroglou theksoi se xhamia e Athinës, ndryshe nga shumica në Evropë, është publike dhe se nuk është një vend lutjeje në pronësi private.

“Nuk i takon askujt, sepse i përket të gjithëve. Pronari këtu nuk është individ ose komunitet, as kompani, as vend i huaj”, tha ministri grek.”Unë do të doja të falënderoja fillimisht Zotin që më në fund na u mundësua një xhami ku mund të lutemi, ku mund të mblidhemi e të flasim për tema që na afrojnë më njëri-tjetrin”, tha Zaki Mohammed, një drejtues musliman, i cili shoqëroi minsitrin grek. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne