Athinë – 18 familje emigrante përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira jashtë kampit “Eleona”

18 familje emigrante të parregullta që jetojnë në tenda jashtë kampit “Eleona” në kryeqytetin grek Athinë po përpiqen të mbijetojnë pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.

Emigrantët e parregullt, përfshirë fëmijë dhe një grua shtatzënë, po luftojnë për mbijetesë në kushtet më të vështira pasi moti është ftohur në kryeqytetin e Athinës, ku herë pas here ka edhe të reshura të shiut.

Afganistani 30-vjeçar Mohammad Jawad, i cili jeton në një tendë jashtë kampit “Eleona” për dy muaj, tha se kushtet janë shumë të dobëta dhe problemi më i madh është gjetja e ushqimit.

Pas një shiu të fortë javën e kaluar, Jawad tha që një zyrtar i kishte vizituar ata, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Gjatë gjithë kohës na thonë që duhet të presim. Zyrtarin e pyetëm se pse jemi jashtë, ndërsa në kamp ka vend edhe për 18 familje. Askush nuk na jep një përgjigje të qartë, të gjithë na thonë që duhet të presim”.

Në një deklaratë të bërë nga Lëvizja Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Fashist (KEERFA) tërhiqet vëmendja në vështirësitë që jetojnë familjet në fjalë, ndërsa thuhet se “Këta njerëz duan të jetojnë në kamp e jo në çadra. Ftojmë qeverinë dhe bashkinë e Athinës që menjëherë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. Këta njerëz janë të rrezikuar çdo ditë nga shtypja e makinave që kalojnë nëpër rrugë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne