Azem Kovaçi
Tabutë e historisë…
1) Shqiptarëve nuk u thuhet se në Mesjetë, për rreth 400 vjet, ishim nën thundrën sllave, bullgaro-serbe.
(Shikoni Hartën 1, të sjellë nga balkanologu britanik, profesor i Universitetit të Cambridge-it, Sir Noel Malcolm.)
E gjithë hapësira deri në Artë ishte nën sundimin sllav. Referojuni edhe mbi 40% të toponimeve sllave që kanë mbetur në trevat tona që nga ajo kohë.
Por shqiptarëve u përralliset sikur gjoja kishim shtet dhe universitet në Mesjetë…
2) Shqiptarëve nuk u thuhet se, me ardhjen e osmanëve në shekullin XIV, jo vetëm që shpëtuan shqiptarët nga kthetrat e asimilimit sllav, por gjithashtu se vetëm pas rreth tre shekujsh, pra në shekullin XVII, shqiptarët filluan të konvertohen në masë në myslimanë.
Kjo, në vetvete, eshte nje indikator/fakt historik qe tregon se përqafimi i Islamit nga shqiptaret nuk ndodhi përmes dhunës. Se po te ishte perhapur me dhune, shqiptarët do te ishin konvertuar me force qe ne dekadat e para te ardhjes se osmaneve dhe jo pas tre shekujsh.
3) Shqiptarëve nuk u thuhet se Pjetër Bogdani, i orkestruar nga Vatikani, ishte iniciator dhe kontribuues i kryqëzatës së viteve 1689–1694 kundër shqiptarëve myslimanë, të cilët tashmë ishin konvertuar në Islam.
Pra, nuk e gëlltisnin dot faktin se shqiptarët tashmë ishin myslimanë.
Nuk u thuhet shqiptarëve se prifti Pjetër Bogdani ka gjak shqiptarësh në duart e tij dhe se, për këtë arsye, nuk meriton të jetë hero kombëtar dhe të jetë i përjetësuar në monedhat shqiptare…
4) Shqiptarëve nuk u thuhet se, në vitin 1912, Porta e Lartë e kishte njohur Shqipërinë e pavarur me të katër vilajetet.
(Shikoni Hartën 2, të sjellë nga balkanologu britanik, profesor i Universitetit të Cambridge-it, Sir Noel Malcolm, në librin Kosovo: A Short History.)
Pikërisht orkestrimi i boshtit ortodoks sllavo-grek, me bekimin e Europës, bëri që tokat shqiptare të copëtoheshin…
5) Shqiptarëve nuk u thuhet se shqiptarët ortodoksë dhe grekët, të udhëhequr nga shqiptari ortodoks Zerva, së bashku me vëllain e tij prift, vranë, prenë dhe dëbuan shqiptarët myslimanë nga Çamëria, vetëm sepse ishin myslimanë.
SI KONKLUZION
Për ta kuptuar se si ishim në Mesjetë dhe si ishim në vitin 1912, në prag të rënies së Perandorisë Osmane, shikoni dhe krahasoni hartat, të cilat janë në pole të kundërta.
Harta e parë të tregon se gjithçka ishte nën sundimin serb ne shek 14.
Harta e dytë të tregon se, në fillim të shekullit XX, pjesa më e madhe e kësaj hapësire ishte shqiptare, falë bashkësundimit arnauto-osman.
Referencë: Sir Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, botuar në vitin 1998, Londër.
Shikoni Hartën 1: Dominimi serb.
Shikoni Hartën 2: Dominimi shqiptar pas pesë shekujsh të bashkësundimit arnauto-osman.

















