Detaje të reja janë zbardhur nga kontrollet e SPAK në banesën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, në Tiranë.
janë kontrolluar ambiente të ndryshme të bizneseve të përfshirë të dyshuar në trafikun e armëve. Janë bërë kontrolle në biznese dhe në zyrtarë të ndryshëm.
Burime konfirmojnë se po bashkëpunohet dhe me autoritet te huaja. Por nuk ka ende një person në hetim.
Në lidhje me Ron Yeffet është bërë kontroll i banesës në përdorim të tij dhe kontroll i zyrës dhe celularit. Kontrolli i ambiente është miratuar gjithashtu me vendim gjykatë.
Janë prekur dhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, teksa numri i kontrollove është i lartë dhe po vijon, pasi është çështje e sapohapur. Mund të dalin në dritë detaje të tjera. Në audiopërgjim e Arben Ahmetja përmendet edhe shtetasi Ermal që sipas Ahmetaj ishte koordinatori mes Ron Yeffet dhe qeverisë që lë të kuptohet se është Ermal Nufi. Është një hetim që do shtrihet në disa vende të BE dhe jo vetëm./gZETAIMPAKT
















