Australi – Mbyllet botimi i gazetës së FETO-s

E përballur me reagimin e komunitetit turk dhe, rrjedhimisht, me vështirësi të gjejë vend për shpërndarjen e gazetave, krizë ekonomike dhe rënie të të ardhurave nga reklamat, “Zaman” ka mbyllur qendrën e saj në Auburn.

Gazeta për vite të gjata në Australi ka funksionuar falë mbështetjes së komunitetit turk, i cili, megjithatë, pas puçit të dështuar në korrik të vitit 2016 tërhoqi përkrahjen dhe reagoi ashpër ndaj propagandës së saj kundër Turqisë, duke ndikuar që gazeta t’i japë fund botimit.

“Zaman Australia” aktualisht vazhdon propagandën vetëm përmes internetit.

Biznese të shumta ndaluan reklamimin në këtë gazetë pas reagimeve publike të turqve të Australisë.

Shumë turq në këtë vend po ashtu kanë ndaluar së dërguari fëmijët e tyre në shkollat e lidhura me FETO-n dhe i kanë çregjistruar ata nga këto shkolla duke i shkaktuar organizatës humbje prej miliona dollarësh.

Organizatat e FETO-s në Australi funksionojnë nën çatinë e të ashtuquajturës “Australian Universal Federation”.

Aktualisht, organizata terroriste, e cila ka pësuar humbje të mëdha në Australi, vepron në këtë vend me kolegjet “Sirius” në Viktoria, “Amity” në Uellsin e Ri të Jugut, “Fountain” në Australinë Perëndimore, “Pinnacle” në Australinë Jugore dhe “Wisdom” në Kuinslend, të cilat funksionojnë nën çatinë e pesë fondacioneve të FETO-s. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne