Australi, një xhami në Sydney shënjestër e sulmit vandal

Një person i paidentifikuar mbrëmë sulmoi një xhami në Sydney të Australisë.

Sulmuesi hyri në Xhaminë “Auburn Gallipoli”, e cila është e lidhur me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), ku shkaktoi dëme materiale duke thyer llambadarët, xhamat e dritareve, televizionin plazma dhe disa gjëra tjera në katin e sipërm.

Disa qytetarë regjistruan video dhe bënë fotografi gjatë sulmit dhe informuan policinë. Autori i krimit është arrestuar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne