Bota

Australia paralajmëron Turqinë: Kujdes, këtë muaj do goditeni nga sulme terroriste!

Qeveria australiane ka paralajmëruar Turqisë se terroristët mund të kërkojnë të orkestrojnë sulme terroriste gjatë përkujtimeve të “Ditës së Anzacit” gjatë këtij muaji.

Përvjetori i 25 prill shënon betejën e parë të madhe që përfshin Australinë dhe Zelandën e Re në Luftën e Parë Botërore, shkruan “BBC”.

Ministri australian për Çështjen e Veteranëve Dan Tehan tha se qeveria e tij kishte marrë informacione për një kërcënim të mundshëm ndaj gadishullin turk të Galipolit.

Ai nuk dha detaje për informacionin, por u bëri thirrje udhëtarëve dhe shtetit turk të jetë i kujdesshëm.

“Në fund të fundit, është në dorë tuj të vendosnin nëse do të udhëtoni drejtGalipolit apo jo,” tha Tehan.

“Ne kemi besim në autoritetet turke do të sigurojnë gadishullin dhe festimet që pritet të mbahen në zonë,” tha nga ana tjetër Zëvendës Komisioneri i Policisë Federale australiane./SYRI

OPINIONE

INTERVISTA