Bota

Austri, biznesmeni francez proteston kundër ndalesës së burkës

iznesmeni francez me prejardhje algjeriane Rashid Nekkaz, përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Integrimit të Austrisë protestoi kundër ndalesës për mbajtjen e burkës, vendim i cili u miratua në fillim të muajit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë protestës Nekkaz kishte mbuluar fytyrën me një maskë, me fotografinë e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Sebastian Kurz si dhe me euro. Në një deklaratë për gazetarë, protestuesi tha se gratë duhet të veshin atë çfarë duan dhe se një ndalesë është në kundërshtim me të drejtat e lirisë.

Ai tha se dëshiron të takohet me ministrin e Jashtëm austriak, Kurz të cilin e vlerëson si arkitekti i kësaj ndalese. Nekkaz thekson se dëshiron që ministrit t’i dhurojë një libër të shkruar për të ardhmen e njerëzimit.

Nekkaz i cili u dërgua në ndërtesën e ministrisë nga policia, u informua lidhur me ndalesën e burkës e cila filloi të aplikohet nga 1 tetori, dhe u dënua me 50 euro gjobë, për shkak të veprave në kundërshtim me ligjin e harmonisë, në kuadër të të cilit ndodhet edhe ndalesa e burkës.

Nekkaz tha se dënimi i parë në kuadër të ndalesës së burkës i është dhënë atij. “Ky ligj është i turpshëm për Austrinë. Miratimi i këtij ligji për shkak të vetëm 200 personave e prish imazhin e shtetit. Sipas meje duhet ta ndryshoni menjëherë këtë ligj”, tha ai.

Gjatë protestës për të cilën mediat shfaqën interesim të madh, policia mori masa të mëdha të sigurisë./ AA

OPINIONE

INTERVISTA