Austri, një palestinez dënohet më burgim të përjetshëm

Azilkërkuesi me origjinë palestineze, u dënua me burgim të përjetshëm për nxitje për të kryer sulme vetëvrasëse në Izrael përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar gjykata në Austri.

Gjykata në Krems an der Donau, e cila ndodhet rreth 70 kilometra në perëndim të Vjenës, ka deklaruar të hënën se 27-vjeçari palestinez, ndër të tjera, është akuzuar edhe për anëtarësim në lëvizjen palestineze Hamas.

Palestinezi u arrestua në vitin 2016 në qendrën e refugjatëve në zonën Widviertel. Ai u akuzua për disa pika, përfshirë edhe kundërshtimin ndaj qeverisë.

Ai ndodhet në burgun Josefstadt që nga arrestimi i tij, kurse më parë ka vuajtur një dënim prej nëntë vitesh në Izrael, pas së cilës në vitin 2016 u arratis në Austri.

Avokatët e tij do të apelojnë vendimin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne