Austria e ka problemin me muslimanët, jo vetëm me xhamitë

nga Yahya Bostan.

Të enjten në mbrëmje, lëvizja raciste PEGIDA u përpoq të piqte mish derri jashtë xhamisë Laleli në Roterdam të Holandës. Grupi shpresonte që më anë të këtij veprimi ofendues të provokonte besimtarët hollandezë të fesë Islame, e cila e ndalon ngrënien e mishit të derrit. Për fat të mirë, protesta islamofobe u ndal pas një morie ankesash.

Kjo fitore kundër ekstremizmit të krahut të djathtë u mirëprit vërtetë mirë, megjithëse nuk ishte sulmi i vetëm kundër muslimanëve, të cilët janë një pakicë në Evropë. Kudo, nëpër gjithë kontinentin, islamofobia e pozicionuar në pritë, ka formësuar dhe përshtatur ligje dhe veprime të ndërmarra nga autoritetet publike për të evoluar më tej drejt sulmeve sistematike.

Kohët e fundit, qeveria austriake njoftoi se do të mbyllte shtatë xhami dhe do të dëbonte 40 imamë. Gjashtë prej këtyre xhamive drejtohen nga grupet Salafite, të cilat, sipas Austrisë, predikojnë dhunë. Vendi i mbetur për adhurim, i frekuentuar nga bashkësia turke, do të mbyllet sepse i mungon një “leje e veçantë”. Ndërkohë, autoritetet austriake vendosën të deportonin 40 imamë, të cilët punonin me unionin e moderuar turko-islam për bashkëpunimin kulturor dhe social në Austri (ATIB), sepse organizata thuhet se kishte mbështetje financiare nga jashtë. Qeveria austriake pritet që ti dëbojë të 60 imamët jashtë kufijve të  vendit

Duket se këto vendime i shkojnë përshtat ligjeve të Austrisë. Në vitin 2017, vendi kaloi në parlament të ashtuquajturin Ligji i Islamit, një legjislacion që u vu nën kritika të ashpra për shkeljen e lirive fetare. Ai kërkon që organizatat fetare të marrin një leje të posaçme nga autoritetet për dhënien e mësimeve fetare. Për më tepër, ai përcakton se imamët që shërbejnë në Austri nuk mund të marrin fonde nga jashtë.

Por këtu dalin dy probleme: Së pari, ligji austriak për Islamin shkel parimet universale, duke bërë në këtë mënyrë të mundur mbylljen e faltoreve nga autoritetet sipas dëshirës. Së dyti, imamët që punojnë me ATIB marrin fonde nga një fondacion privat me seli në Belgjikë.

Për të qenë i qartë, vendimi i qeverisë austriake nuk do të ishte i justifikuar edhe nëse imamët do të paguheshin nga një qeveri e huaj, pasi ajo është në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë dhe jurisprudencës austriake mbi financimin e bashkësive fetare. Në fund të fundit, nuk është ndonjë gjë e fshehtë që grupe dhe shoqata qytetare, të cilat ndjekin besime të ndryshme të marrin fonde nga jashtë.

Por le ti lëmë mënjanë për një çast të gjitha këto rregulla ligjore kryesisht për shkak se ne tashmë e dimë se ato ligje shërbejnë si një tymnajë për të siguruar “legjitimitetin” e vendimeve të diskutueshme të qeverisë. Në të gjithë kontinentin evropian, veçanërisht në Austri, muslimanët po luftojnë me ksenofobinë gjithnjë e në rritje çdo ditë. Muslimanët evropianë e dinë mirë se kontinenti problemin e ka më shumë me ata sesa me xhamitë e tyre. Ndërkohë që furtuna e racizmit dhe ksenofobisë në Evropë shenjestron myslimanët, Bashkimi Evropian mbetet i gjunjëzuar vetëm nga disa mijëra refugjatë. Kur fjala është për muslimanët, duket se Evropa e ndalon kujdesin për të drejtat e njeriut, lirinë e mendimit dhe liritë fetare./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne