Austria, kampionia e islamofobisë së institucionalizuar

nga Farid Hafez.

Qeveria e tanishme austriake ka gati një vit që qëndron në pushtet dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të realizojë shumë nga programi i saj qeverisës. Në një mënyrë shumë të shpejtë, koalicioni i formuar nga konservatorët kristian-demokratë të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe radikalëve të djathtë të Partisë Liria (FPO), ka implementuar njëri pas tjetrit legjislacionet për të luftuar atë që e quan “Islam politik”. Ndërsa termi Islami politik në përgjithësi nuk është përdorur në të kaluarën nga autoritetet austriake siç është Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Antiterrorizmit, e cila përdor termin islamizëm, qeveria e ka futur qëllimisht këtë term në programin e saj të koalicionit, jo për të kërcënuar ekstremizmin dhe dhunën, por për të kërcënuar myslimanët e zakonshëm të cilët përfaqësojnë pjesën më të dobët të shoqërisë austriake.

Ndërsa qeveria austriake aktualisht po kërcënon OJQ të ndryshme që nga organizatat mjedisore tek organizatat e tjera të të drejtave të njeriut, në veçanti ajo ka implemntuar masa të forta kundër këtij grupi të dobët politikisht dhe ekonomikisht. Duket se gjithnjë e më shumë ata po përdoren si shesh lojërash nga politikat autoritare.

Si fillim qeveria paraqiti planet e saj për një ndalim të hixhabit në kopshtet e fëmijëve. Pastaj qeveria bëri disa tituj ndërkombëtarë lajmesh ku lajmëronte në një konferencë teatrale për shtyp se do të mbyllte shtatë xhami si një masë kundër islamit politik. Për fat të mirë, disa javë më vonë, avokatët e apeluan ceshtjen në Gjykatën Administrative të Vienës, e cila menjëherë refuzoi mbylljen e xhamive. Pas pushimeve parlamentare të verës, qeveria ndoqi orvatjet e mëtejshme legjislative. Në një moment, ndalimi i hixhabit u implementua përfundimisht me anë të një kontrate të lëshuar nga qeveria federale dhe nëntë shtete të Austrisë. Ndërkohë që kapat fetare të hebrenjve u lejuan, hixhabi musliman u vu në shënjestër. Propozimi thotë shprehimisht: “Veshja e hixhabit nga fëmijët në institucionet arsimore elementare mund të çojë në ndasi të e hershme seksuale, gjë e cila nuk është në përputhje me vlerat themelore austriake dhe normat shoqërore. Orientimi i vetes në bazë të vlerave fetare nuk duhet të jetë në kundërshtim me edukimin qytetar, i cili siguron barazinë e burrave dhe grave”. Qartazi qeveria e veshi ndalimin me një perspektivë të mbrojtjes së vajzave muslimane duke e inkuadruar Islamin si “fashist”; pra, gruaja muslimane duhet të lirohet nga shtrëngimi i këtij sistem besimi.

Ky ishte edhe inkuadrimi për një tjetër akt që sapo u adaptua në parlament. Zëvendës kancelari argumentoi se ndalimi i simboleve të “islamit fashist” do t’i jepte fund “rrezikut të islamizimit”, të cilit i referohet e djathta ekstreme në Evropë. Qeveria propozoi dhe zbatoi kështu një ndalim të simboleve që potencialisht kërcënojnë shoqërinë civile muslimane. Kjo u bë duke ndaluar simbolet e Ujqërve Gri të lidhur me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Vëllazërinë Myslimane si dhe të gjitha grupet që janë pjesë ose pasardhës të organizatave të lartpërmendura. Ky zgjerim i përkufizimit dhe i përfshirjes së organizatave të tjera përcaktohet me dekrete të lëshuara nga ministri i brendshëm.

Së fundi, qeveria sapo e bëri kërcënimin e saj të vërtetë se masat e para ishin vetëm fillimi. Ashtu sikurse zëvendës kancelari dhe njëkohësisht kreu i Partisë Liria të ekstremit të djathtë ka deklaruar tashmë se ndalimi i hixhabit në kopshtet e fëmijëve do të jetë vetëm fillimi, i cili ka për tu zgjeruar më tej edhe nëpër shkolla, universitete dhe zyra publike, duke deklaruar se Turqia para qeverisjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) duhet të shërbejë si një shembull kryesor. Prandaj, qeveria sapo implementoi një tjetër ndalesë për mbajtjen e hixhabit nga nxënëset deri në moshën 10 vjeçare për shkollat fillore. Sipas argumentimeve të udhëheqësit të Partisë së Lirisë, kjo ndalesë është vetëm hapi i dytë ligjor, për tu zgjeruar ndoshta në një tjetër ndalesë edhe në fusha të tjera.

Të gjitha këto masa tregojnë se si qeveria aktuale është duke e forcuar shtetin kundrejt individëve të saj duke përcaktuar veshjet e pakicave të cenueshme dhe duke rregulluar simbolet e grupeve, nga nacionalistët tek ekstremistët, që përsëri janë pjesë e pakicave etnike më të prekshme, ndërsa në të njëjtën kohë nuk i prek organizatat e bardha nacionaliste. Lejimi që qeveria bën për të implementuar këto masa do të hapë derën për më shumë rregullore afatgjata. Kjo është ajo që pakicat e tjera dhe opozita duhet të kuptojnë, dhe të ndërtojnë aleanca për të kundërshtuar këto tendenca autoritare.

* Farid Hafez është shkencëtar politik në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Salzburgut dhe Studiues i Lartë në Universitetin Georgetown.

burimi: dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne