Austria: Shqipëria i përmbushi detyrat, të hapen negociatat

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka deklaruar sot se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur detyrat e tyre lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, raporton Agjencia Maqedonase e Informacionit.

“Pata një takim mëngjesi me ministrin e jashtëm shqiptar. Unë nuk mund të flas për 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, por çelja e negociatave nuk është një dhuratë për këto dy vende, është çështje logjike.

Ne i dhamë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është emri i ri i vendit, detyra që ato duhet t’i përmbushnin.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut ne i thamë se duhej zgjidhur çështja e emrit. E njëjta gjë me Shqipërinë në rastin e reformës në drejtësi. Besimi ynë është më i madh se kurrë për këto vende.

Komisioni Europian dhe Federica Mogherini kanë mbështetjen e Austrisë në këtë drejtim”, tha ajo, përcjell Atsh.

Në 1 Korrik Austria do të marrë Presidencën 6-mujore të BE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne