Austriaku i ri, fashisti Sebastian Kurz po luan me zjarrin

nga Melih Altinok.

Qëndrimi diskriminues ndaj muslimanëve të Austrisë përbën një rrezik për të gjitha minoritetet dhe nxit reagime të ngjashme nga ana tjetër.

Qeveria populiste e krahut të djathtë hasi në reagime mjaft te ashpra javën e kaluar për mbylljen e shtatë xhamive, duke revokuar lejet e qëndrimit të dy imamëve të lidhur me kryesinë turke të çështjeve fetare (Diyanet) dhe duke shkuar me tej me dëbimin e 40 imamëve të tjerë. Kancelari austriak Sebastian Kurz iu përgjigj kritikave duke thënë se veprimet e tij ishin në përputhje me “Ligjin Islam” të miratuar tre vjet më parë, i cili ndalon financimin e huaj të institucioneve muslimane.

Ministri austriak i Kulturës Gernot Blümel i akuzoi xhamitë se po përhapnin pikëpamje radikale dhe nacionalizëm turk dhe shtoi se qeveria ishte e detyruar të vepronte sepse institucionet fetare në fjalë nuk kishin marre leje nga Autoriteti Fetar Islamik i Austrisë (IGGÖ).

Megjithatë presidenti IGGÖ, Ibrahim Olgun, i refuzoi pretendimet se organizata e tij ishte bashkëpunëtore me qeverinë austriakenë për goditjen ndaj Islamit: “Ne jemi kundër mbylljes së xhamive dhe faltoreve. Nëse ka ndonjë problem, ajo duhet të zgjidhet duke implementuar disa ndryshime. Mbyllja e xhamive nuk do ta zgjidhë problemin”.

Kjo është një çështje jetike për shkak se në Austri ka 600,000 muslimanë. Për arsye se këto praktika fashiste në Austri mund të ndikojnë edhe në vende të tjera si Gjermania, ku miliona qytetarë i perkasin besimit islamj, shkeljet e të drejtave bëhen shumë më serioze.

Nëse bota myslimane i përgjigjet në një formë të ngjashme sulmit që ka filluar qeveria austriake, rezultatet mund të jenë katastrofike. Në fund të fundit, në vendet me shumicë muslimane anembanë botës ka miliona të krishterë.

Në këtë pikë, do të ishte më mirë për Perëndimin, veçanërisht populistët e ekstremit të djathtë në Austri, t’i bindeshin paralajmërimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan: “Ata thonë se do t’i përzejnë nga Austria klerikët tanë. A mendoni se ne do të rrimë pa bërë gjë. Disa gjëra do ti bëjmë. Kjo mund të duket fillimisht e ashpër, por në Turqi ku miliona jomuslimanë jetojnë të lirë, përvojat kanë mjaft vlerë të madhe. Në fund të fundit, z. Erdogan është një politikan reformist, i cili ndryshoi shumë praktika diskriminuese të frymëzuara nga rritja e fashizmit në Gjermani dhe vende të tjera.

Kohët e fundit, qeveria turke restauroi kishën bullgare të Shën Stefanit, e njohur edhe si Kisha e Hekurt e Stambollit. Presidenti turk qëndroi së bashku me homologun e tij bullgar gjatë gjithë ceremonisë së rihapjes. Nën udhëheqjen e tij, Turqia hoqi të gjitha kufizimet mbi të drejtat e pronësisë dhe lirinë e grumbullimit të grupeve fetare jomuslimane, e kërkuar vetëm nga të krishterët dhe udhëheqësit e tyre fetarë.

Ndërsa bota e civilizuar ende po përpiqet të shërojë plagët e Luftës së Dytë Botërore, të gjithë kanë përgjegjësinë për t’u përballur me kancelarin neo-fashist të Austrisë dhe qeverinë e tij. Kjo nuk vlen vetëm për muslimanët, ajo lidhet edhe me të krishterët, pasuesit e besimeve të tjera, madje edhe me ateistët./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne