Autori saudit e përshkroi mbretin Selman sikurse Zotin

Një autor saudit ka publikuar një shkrim në njërën prej revistave më të njohura saudite duke e cilësuar mbretin Selman me atribute të Zotit dhe atribute të të Dërguarit Ibrahim a.s. Madje, që në titull ka bërë një kombinim mes dy ajeteve të Kur’anit ku përfshinë cilësitë e Zotit dhe të Ibrahimit dhe ato më pas ia atribuon mbretit Selman: “O shërbyes i dy haremeve të shenjta, sa shumë i butë je, i dhembshëm dhe i kthyeshëm, (por) edhe ndëshkues i rreptë.”
يا خادم الحرمين الشريفين.. كم أنت حليم أواه منيب شديد العقاب!
Ky autor, i ka dhënë epitetin mbretit Selman “ndëshkues i rreptë” (شديد العقاب) ashtu siç ka ardhur në Kur’an ku Zoti flet për veten e Tij, gjithashtu i ka dhënë mbretit edhe epitetin e të Dërguarit Ibrahim që ia dhuroi Zoti, e për të cilin flet në ajetin 75 të kaptinës Hud: “Shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.” (حليم أواه منيب)
Gjatë shkrimit, autori vjedh stilin e emërtimit dhe cilësive të Zotit sipas Kur’anit duke i riprodhuar në një stil të afërt dhe më pas ia atribuon mbretit Selman
Shkrimin e tij fillim e fund “perlë e artë, stil saudian”, e përmbyll me këto fjalë:
سلام عليك ألف سلام، سلام عليك في الأولين وفي الآخرين».
Ky shkrim ka ngjallur reagime në botën arabe, por heshtje mortore në Saudi, si nga gazeta që e publikoi, ashtu edhe nga dijetarët e mbretit! /foltash/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne