Autoritetet saudite kërkojnë 6 miliardë dollar për lirimin e princit Valid bin Talal

Autoritetet e Arabisë Saudite për lirimin e princit saudit Valid bin Talal, i kanë kërkuar atij të paktën 6 miliardë dollarë para.

Gazeta “Wall Street Journal” njoftoi se princi saudit Valid bin Talal ka në dispozicion një pjesë të madhe të kompanive ndërkombëtare si Twitter, CT Group, Lift, hotele katër stinore, kompaninë kompjuterike Apple, kompaninë e prodhimit të filmave Fox century 21 dhe shumë kanale televizive satelitore në Lindjen e Mesme si dhe pronar i hotelet “Xhorxhi VII” dhe i hotelit “Placa” në Manhatan të Nju Jorkut. Sipas raportit të institutit “Forbes” ky princ saudit 62 vjeçar është gjithashtu pronar i një rrjeti ekonomik-tregtar të madh me vlerë mbi 18 miliardë dollarë si dhe pronar i 95% të aksioneve të mbretërisë së Arabisë Saudite në vlerë rreth 10 miliardë dollarë. Regjimi Al Saud më 11 nëntor ka arrestuar princin Valid bin Talal së bashku me 11 princa të tjerë, katër ministra aktual dhe me dhjetëra ish-ministra dhe ish-funksionarë të tjerë të këtij vendi me akuzë të pastrimit të parave dhe korrupsion ndërsa tani pasi u ka bllokuar pasurinë e tyre, synon t’i marrë shuma të mëdha parash atyre si shantazh për lirimin e tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne