Autoritetet turke dënojnë sulmin në Somali

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një mesazh të publikuar në median sociale në lidhje me sulmin në Somali tha se terrorizmi ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të shëmtuar.

“Këto sulme të poshtra nuk do të gjunjëzojnë kurrë luftën tonë kundër terrorizmit”, shkroi ministri Çavushollu.

Sulmi është dënuar edhe nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, e cila në një deklaratë në rrjetin social Twitter shkroi: “Turqia do të vazhdojë të jetë pranë vëllezërve somalezë kundër terrorizmit”.

Edhe ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) në një mesazh të publikuar në median sociale Twitter në lidhje me sulmin në Somali, shkroi: “Punëtorëve të plagosur në sulmin ndaj kantierit të ndërtimit të kompanisë sonë që zhvillon projektin në Somali dhe autoriteteve të kompanisë u urojmë të shkuara”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne