Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë”

Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në një projekt që nuk po përfundon kurrë. Përveç kësaj, kjo rrugë vetëm po thith fonde shtesë, duke e bërë të paqartë se sa do të jetë kosto finale e rrugës.

Qeveria shqiptare pati nënshkruar dy kredi me dy banka islamike ne vitin 2011 për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometrash dhe me një shumë të tenderuar prej 33 miliardë lekësh.

Punimet nisen po atë vit, pikërisht për ndërtimin e pjesës më të vështirë, tunelit të Krrabës. Firma fituese, kompania greke AKTOR surprizoi të gjithë teksa ofroi 83 milionë dollarë për ndërtimin e këtij tuneli nga 150 milionë dollarë që ishte fondi limit i programuar nga Ministria e Transporteve. Në 2013 u bë hapja u tunelit, ndërsa i gjithë projekti duhet të përfundonte në 2015.

Por që nga ajo ditë punimet në këtë aks janë bërë me hope, punimet ecën ngadalë ose u pezulluan për shkak se qeveria ra në krizë dhe nuk arriti të shlyejë detyrimet ndaj kompanive sipërmarrëse. Deri në fund të vitit 2015 që financuar 28 miliardë lekë, ndërsa gjatë vitit 2016 qeveria akordoi një shumë minimale prej 1.1 miliardë lekësh për këtë rrugë. Përfundimi i saj kërkon edhe 9 miliardë lekë punime.

Shembjet në Ibë ndodhen në fund të 2014 dhe vetëm në mars të vitit që jemi u miratua një kredi shtesë prej rreth 4 miliardë lekë nga banka islamike për zhvillimin për të mbuluar kostot e këtyre shembjeve. Por nuk mbaron këtu, autoriteti rrugor shqiptar po auditon mënyrën se si është projektuar, financuar dhe tenderuar ky projekt dhe me shumë gjasa do të duhen para të tjera shtesë për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë para të tjera duhen për pastrimin dhe ribërjen e armaturave pas rënies së masivit shkëmbor para hyrjes në tunel nga Elbasani në Tiranë. Kjo pjesë rrugë është marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare dhe garancia prej një vit ka përfunduar pikërisht në nëntor.

Autoriteti rrugor shqiptar po studion shkaqet dhe nuk dihet nëse do të kemi kallëzim penal apo jo. Ajo që është e sigurt është se autostrada Tirane-Elbasan do të marra para tjera dhe kohe shtesë për të përfunduar plotësisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne