Avionët Amerikanë sulmojnë lindjen e Sirisë me bomba me fosfor

Avionët e koalicioni të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë kryer bombardime në zonat e banuara nga civilët në qytezën Sur në verilindje të provincës Dejrul Zur të Sirisë.

Në këtë sulm avionët Amerikanë kanë përdorur bomba me fosfor, njofton agjencia Sana e lajmeve në Siri. Për pasojë të këtij sulmi 3 civilë sirianë janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur, si dhe janë shkaktuar mjaft dëme materiale. Që prej muajit korrik, përdorimi i bombave me fosfor gjatë sulmeve të avionëve Amerikanë në Siri, ka marrë jetën e të paktën 17 civilëve sirianë. Amerika së bashku me aleatët e saj prej gushtit 2014, me pretekstin e luftës kundër ISIS dhe jashtë kuadrit të normave dhe dispozitave të OKB dhe pa marrë leje nga qeveria e Sirisë, ka krijuar koalicionin e ashtuquajtur anti-ISIS për të sulmuar Sirinë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne