Avionët dhe helikopterët luftarakë turq drejt tregjeve të Azisë dhe Paqësorit

TAI vazhdon të ketë një trafik të ngjeshur takimesh me përfaqësuesit dhe autoritetet furnizuese të vendeve pjesëmarrëse në Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë që mbahet në Tajlandë.

Drejtori i Përgjithshëm i TUSAS/TAI, Temel Kotil dhe drejtuesit e kompanisë që e shoqërojnë kanë realizuar takime me delegacionet e Tajlandës, vendit organizator të panairit, Malajzisë, Indonezisë, Filipineve dhe Vietnamit, vende që bëjnë pjesë në rajonin e Azi-Paqësorit. Në këto takime kanë shkëmbyer mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe eksportit me shumë vende. Bisedime janë zhvilluar edhe me delegacionet e Singaporit dhe Koresë së Jugut.

Vendet anëtare të ASEAN-it zënë një vend të rëndësishëm në përpjekjet e TAI-it për eksportimin e platformave ajrore që prodhon.

Janë kryer punime për përgatitjen e një oferte ndaj Tajlandës në lidhje me helikopterët ATAK. Delegacioni i TAI-it në ditët e ardhshme do të shkojë në Tajlandë për ti vazhduar më tej bisedimet.

Kurse Malajzia interesohet me avionin pa pilot prodhim turk ANKA. Oferta në lidhje me këtë çështje u është përcjellë autoriteteve malajziane dhe pritet përfundimi i vlerësimeve.

Ndërkohë bisedime për dronin turk ANKA vazhdojnë edhe me Indonezinë. TAI u ka dorëzuar autoriteteve indoneziane një ofertë që përfshin edhe çmimin.

Kurse Bangladeshi, një vend i Azisë Jugore që nuk bën pjesë në ASEAN, interesohet me ANKA, avionin turk pa pilot me armatim dhe pa-armatim HÜRKUŞ si dhe me helikopterin taktik turk ATAK.

Një lëvizje të rëndësishme TAI do të realizojë edhe në drejtim të vendeve të Gjirit, kompania do të marrë pjesë në Dubai Airshow, që do të zhvillohet në datat 12-16 nëntor në Arabinë Saudite.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne