Avionët izraelitë godasin Gazën

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në një zonë bujqësore në jug të Gazës.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet në rajon, avionët luftarakë izraelitë goditën me raketa zonën bujqësore Al-Qarara në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës.

Sulmi në fjalë u ndërmor pas deklaratës së bërë nga ushtria izraelite se të dielën në mbrëmje një predhë rakete nga Gaza u lëshua në një zonë paralel në kufirin me Gazën dhe se u rrëzua nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione nëse ka apo jo të vdekur dhe të plagosur në sulm.

Po ashtu sulmi i pretenduar nga Izraeli ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne