Avionët luftarakë të Izraelit kanë ndërmarrë sulm ndaj pozicioneve të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, Brigadat Izzeddin el-Kassam.
Sipas të dhënave nga burime të sigurisë, avionët izraelitë kanë sulmuar një pozicion të Brigadave Izzeddin el-Kassam në rajonin Deir el-Belah.
Ndërkohë Ministria e Brendshme palestineze në Gaza njoftoi se avionët izraelitë të zbulimit kanë sulmuar dy varka të policisë detare në portin e Gazës, duke mos shkaktuar të vrarë ose të plagosur.
Kurse ushtria izraelite tha se avionët izraelitë kanë sulmuar gjashtë pika të Hamasit në Gaza.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmet janë kryer “në kundërpërgjigje ndaj tentativave për hyrje në Izrael” gjatë ditës së djeshme. (AA)