Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore ndaj disa tokave bujqësore që ndodhen në lindje të Rripit të Gazës nën bllokadë.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet lokale mësohet se sulmet ajrore janë intensifikuar ndaj tokave bujqësore në rajonin Zeitoun në lindje të Gazës.

Ndërkohë nuk janë ndarë informacione nëse ka pasur të vdekur ose të plagosur si pasojë e sulmeve.

Në anën tjetër në një deklaratë nga ushtria izraelite, thuhet se avionët dhe helikopterët ushtarakë izraelitë kanë goditur pozicionet e Lëvizjes Hamas në Gaza dhe se në pikat e goditura janë vënë në objektiv infrastruktura.

Gjithashtu ushtria izraelite ka pretenduar se sulmi në fjalë është kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara nga Gaza.

Në deklaratën e bërë në mbrëmjen e të dielës nga ushtria izraelite, thuhet se nga Gaza u lëshuan 3 raketa ku njëra prej tyre u rrëzua me sistemin e mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”. Ndërkohë nuk u dhanë informacione lidhur me vendin e rënies së raketave dhe dëmin e mundshëm të tyre.

Ndërkohë nga grupet palestineze ende askush nuk ka marrë përsipër pretendimet e ushtrisë Izraelite për lëshimin e raketave nga Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne