Avionët luftarakë të regjimit sionist bombardojnë Gazën

Burimet palestineze të martën në mëngjes njoftuar se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar disa rajone të Rripit të Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se avionët luftarakë të regjimit sionist të martën në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar disa herë rajonin e Rripit të Gazës. Avionët luftarakë të regjimit sionist gjatë këtij operacioni, kanë bombarduar edhe një bazë të Rezistencës Palestineze në perëndim të qytetit Gaza. Ndërkohë njësia e artilerisë së ushtrisë izraelite ka sulmuar një zonë bujqësore në rajonin Xhahrul-Dik në jug të qytetit Gaza, por ky sulm nuk ka shkaktuar viktima në njerëz. Avionët luftarakë të regjimit sionist gjatë këtij operacioni kanë sulmuar edhe një bazë të Brigadave Al-Kisam në verilindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës. Regjimi sionist këto sulme ajrore i ka kryer pas një pretendimi se është hedhur një raketë nga rajoni i Rripi të Gazës në një rajon të pabanuar në jug të Palestinës së okupuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne