Avionët luftarakë turq shkatërruan objektivat e organizatës terroriste YPG/PKK

Avionët luftarak turq në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, shkatërruan objektivat e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat.

Aeroplanët e luftës avancuan rreth 30 kilometra në thellësi në zonën nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Objektivat e organizatës terroriste në fshatrat e rajonit u bombarduar nga avionët luftarakë turq.

Edhe njësitë e artilerisë së Forcave të Armatosura të Turqisë goditën me obusë objektivat terroriste në rajonin Tel-Abjad të Sirisë që ndodhet përballë nënprefekturës Akçakale të Sanliurfas.

Ndërkohë nën kryesinim e Presidentit Recep Tayyip Erdogan u mbajt “mbledhja koordinuese e Operacionit Burimi i Paqes”.

Gjatë kësaj mbledhjeje operacioni në fjalë u shqyrtua në të gjitha aspektet./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne