Avionët turq mbi Athinë/ Mediat greke: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta!

Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë duket se janë bërë më se të zakonshme gjatë javëve të fundit, ku nuk ka munguar as agresioni ushtarak nga të dyja palët.

Sikur të mos mjaftonin anijet turke që zhurmojnë rreth ishujve të Imias, helikopteri i një ministri grek u “përndoq” ditën e sotme nga disa avionë turq që i kërkonin të largohej menjëherë nga hapësira ajrore.

Ankaraja është duke zgjeruar fortifikimet e saj ushtarake në një pjesë të Egjeut, ndërkohë që Athina zyrtare po behët gjithnjë e më nervoze.

Ndërkohë, “Grek Reporter” shkruan se katër avionë luftarakë turq u raportuan në hapësirën ajrore të Athinës ditën e sotme.

Portali i njohur grek ka shkruar një opinion alarmant mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ngritur alarmin se nëse nuk ndërhyn SHBA dhe NATO, Ballkanin e pret një luftë e pashmangshme.

Sipas medias greke, mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Turqisë kanë shkuar përtej pretendimeve territoriale për Qipron dhe se tensionet kanë dalë jashtë kontrollit.

Në një shkrim të zgjeruar mbi situatën alarmante, “Grek Reporter” shkruan se:
Tridhjetë e tre aeroplanë turq shkelën hapësirën ajrore greke dhe thyen rregullat ndërkombëtare të aviacionit në 12 ditët e para të shkurtit.

Edhe anijet luftarake turke në brigjet e Qipros janë përfshirë në disa përplasje me anijet greke. Pyetja që po rëndon tani mbi buzët e shumë njerëzve në Greqi është: A do të shkojmë në luftë me Turqinë?

Tani për tani mund të themi se jo, pasi kriza dhe përplasjet në Egje nuk janë asgjë e re. Krizat e përsëritura gjatë dekadave të kaluar e kanë detyruar Greqinë të armatoset me një game të gjerë të mjeteve ushtarake mbrojtëse, pothuajse të paimagjinueshme për një vend që është në të njëjtin pakt ushtarak me Turqinë.

Greqia ka një fqinj të madh me të cilit duhet të përballet, por për momentin Turqia është e përfshirë në një luftë të shumëfishtë në Siri, e cila po teston marrëdhënie ndërkombëtare të Ankarasë, sidomos ato me SHBA-në.

Udhëheqësit tekanjoz të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i pëlqen të luajë një rol të ashpër me Perëndimin.

Por tani për tani, nuk ka kuptim që Turqia të futet në një luftë ‘të nxehtë’ me Greqinë , një shtet i BE-së dhe një aleat i NATO-s.

Nga ana tjetër, NATO nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm mbi Turqinë për të ndalur agresionin e saj.

Një përplasje mes anijeve turke dhe greke pranë Imias çoi në thirrje telefonike në nivel kryeministror mes Athinës dhe Ankarasë. Edhe pse SHBA ka gjasa të ndërhyjë pas skenave, mbetet shqetësues fakti se një incident i paplanifikuar në Egje mund të dalë jashtë kontrollit.

Greqia mund të përpiqet të ushtrojë presion diplomatik ndaj SHBA-së për të kufizuar shitjet e avionëve luftarakë Ankarasë ose të vazhdojë t’i apelojë NATO-s për të ndërmarrë një qëndrim më të fuqishëm kundër Erdogan.” /JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne