Avionët turq shkatërrojnë pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Avionët turq kanë shkatërruar të paktën 18 objektiva në veriun e Irakut.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke në një deklaratë të bërë tha se sulmet ajrore të Forcave të Armatosura Turke u kryen të shtunën dhe të dielën në rajonet Hakurk, Zap, Metina, Gara dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut.

Deklarata tha se anëtarët e grupit terrorist po komplotonin një sulm ndaj ushtrisë turke dhe bazat e tyre në rajon.

Në operacionin ajror u asgjësuan 18 objektiva të organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut në kufi me Turqinë. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne