Bota

Avioni bën ulje emergjente, ja momenti kur “shembet” në tokë

Një avion ka bërë ulje emergjente, ndërsa videoja e publikuar nga BBC që tregon momentin kur ai “shembet” në tokë, është bërë virale në rrjet.

Avioni i vogël u ul në rrugë, pasi kishte disa probleme me motorrin, duke shkaktuar një ulje emergjente.

Pilotët manovruan mirë, pasi edhe pse rruga kishte lëvizje të shumta të makinave, shmangën çdo lloj përplasjeje.

Policia shkoi në vendngjarje dhe pas disa orëve u bëri të mundur largimin e avionit duke rikthyer qarkullimin normal në rrugë./BalkanWeb