Avioni i kryeministrit pakistanez bën ulje të detyruar në New York

Avioni i kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan bëri kthim dhe ulje të detyruar në New York pas paraqitjes së një defekti ‘të vogël’.

Siç raportoi Radioja shtetërore e Pakistanit, avioni ku ndodhej Khan dhe delegacioni i tij që po kthehej në vend pas sesionit një javor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u ridrejtua për t’u kthyer në New York pas paraqitjes së një defekti teknik pranë Torontos në Kanada.

“Defekti i vogël teknik është duke u rregulluar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në raport.

Menjëherë pas aterimit të avionit në New York, Khan u dërgua përsëri në hotel për t’u akomoduar së bashku me delegacionin e tij.

“Për shkak të defektit teknik në avion, kryeministri Khan do ta kalojë natën në hotel në New York”, tha në Twitter, Naeem Ul Haque, asistenti i posaçëm i kryeministrit pakistanez.

Haque poashtu ishte pjesë e delegacionit të Khan-it gjatë qëndrimit në New York.

Khan pritet të udhëtojë drejt vendit të tij sot në mbrëmje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne