Avokatja e Popullit kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Shqiptarët i respektojnë masat, t’i dënosh me burg e tepërt

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka kritikuar ashpër qeverinë për masat e marra. Duke iu referuar dënimeve të ashpra deri në tetë vite burg për ata që nuk respektojnë karantinën, Ballanca i cilësoi ndryshimeve në ligj të tepërta, gjatë interviste për “Vizionin e Pasdites”.

Kjo është masa më e rreptë e mundshme e marrë. Atë lloj dënimi e japin për vepra shumë të rënda penale. Edhe pesë apo dhjetë vjet janë shumë të larta dhe une nuk e shoh që Shqipëria ka pasojat e moszbatimit të rregullave të izolimit apo karantinimit. Flitet, dhe ky eshtë informacioni që ne kemi, se Shqipëria po e menaxhon mirë situatën e COVID-19 dhe masat janë duke u zbatuar nga qytetarët”, tha Avokatja e Popullit.

Përsa i përketë ndryshimit të kodit penal, avokatja e konsideroj këtë ndryshim, dëshminë e një kaosi në politikën penale.

Gjobat janë një gjë tjetër, dënimi me burg është gjë tjetër. Masa është shumë e lartë. Po të thuash janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut, duket sikur bie në kundërshti me ndonjë dispozitë përkatëse. Ajo me të cikën ka kundërshti me të drejta e njeriur, që është problematike aktualisht, është fakti se në parim gjatë gjendjeve të emergjencës nuk bëhen ndryshme në akte që kanë përcaktuar emergjencën.

Pse? Sepse jemi të tërë me mendje të nxehtë, jo se ka një standard që thotë për këtë veprim duhet të shkosh në burg dhe ne po marrim masë burgu për një gjë që personat në përputhje me dispozitë konkrete nuk duhet të bëjnë burg.Masa e dhunimit është shumë shumë e lartë. Duke përcaktuar një minimum e bën shumë të vështirë situatë. Por edhe shumë e lartë, edhe në maksimum. Shumë vende të botës kodin penal e ndryshojnë njëherë në 50 vjet. Ne e ndryshojmë 15 herë brenda vitit. Kjo tregon që kemi një politikë penale kaotike,” përfundoi avokatja e popullit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne