Rajoni

Avramopoulos sjell të enjten në Prishtinë lajmin për vizat

Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, të enjten e javës tjetër do të qëndrojë në Prishtinë.

Zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave, raporton KTV, duke u thirrur në burime.

Ai do të ketë një sërë takimesh, duke përfshirë atë me presidentin Hashim Thaçi.

Një ditë më parë, të gjithë krerët shtetërorë do të qëndrojnë në Bruksel për takim me Federica Mogherinin, në ditën që do të bëhet publik vendimi për liberalizimin.

OPINIONE