Avullon pasuria e Elvis Presley, kanë mbetur vetëm 14,000 dollarë!

Kur në vitin 1993, Lisa Marie Presley, e bija e mbretit të muzikës, Elvis Presley mbushi 25 vjeç trashëgoi një pasuri nga babai i saj  që arrinte në 100 milionë $ . Pas 25 vitesh, siç pretendon ajo, pasuria është zhdukur: Kanë mbetur vetëm 14,000 dollarë! Lisa Marie Presley ka fajësuar për këtë ish-menaxherin e saj Barry Siegel, për të cilin kohët e fundit ka ngritur një padi për keqmenaxhim.

Disa vendime për investime të ndryshme sipas saj kanë shkaktuar humbje, ndërsa ai ia hedh të gjithë fajin trashëgimtares Presley , madje duke pretenduar se i detyrohet atij  800,000 $. Në vitin 2005 Siegel kishte shitur 85% të pjesës së kompanisë “Elvis Presley Enterprises” duke deklaruar se kjo e kishte liruar Marie Presley-n nga mbi 20 milionë dollarë borxhe dhe se ajo kishte në posedim të më shumë se 40 milionë para cash.

Presley thotë se humbja e madhe e pasurisë së saj erdhi nga investimet në “Core Entertainment”, kompania që prodhoi bëri American Idol, e cila falimentoi në vitin 2016. “Është e qartë se Lisa Marie po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj duke kërkuar të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësi”- deklaroi menaxheri me anë të avokatit të tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne