Axhenda/ Presidenti i PE mbërrin nesër në Tiranë, takime me krerët e shtetit dhe fjalim në parlament

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të qëndrojë për dy ditë në Tiranë.

Sipas axhendës së tij, Sassoli pritet të zhvillojë takime me krerët e shtetit ditën e nesërme, ndërsa në orën 15:15 do të mbajë fjalim në Kuvend.

Axhenda:

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt

Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne