“AYA SOPHIA” – FUNDI I SEKULARIZMIT!

Savash VELIU

“Hagia Sophia, e vendosur në territorin tonë, është pronë e Turqisë, si të gjitha objektetë tona kulturore”, – Hami Aksoy.

Pas 86 viteve, Aja Sofisë i hapet rruga të rikthehet në xhami sërish për shumë muslimanë konservatorë konsiderohet i treti më i rëndësishmi pas Xhamisë së Madhe të Mekës e “Al-Aksës” së Jerusalemit.
Aja Sofia ishte simbol i fuqishëm i rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve, dhe përsëri mund t’i kthehet e njëjta simbolikë e saj pasi që edhe Presidenti Erdogan është zotuar që ta kthejë në xhami objektin më të spikatur të dy botrave apo kontinenteve si Roma dhe Konstantinopoja, gjegjësisht Romës Katolike dhe Bizantëve Ortodoks të mposhtur nga Perandoria më e Madhe e Globit të kohës, Perandoria Osmano-Islame.
Aya Sophia objekt i vjetër 1500 vjeçare që simbolizon vjetërsi më të madhe se vet islami që ishte krenaria e perandorisë më të fuqishme të kohës Bizante e mposhtur nga Halifja e muslimaneve Sulltan Fatih Mehmed, prijësit i cili u përgëzua si myzhde për gjithë muslimanët në ngritje mbi botën krishtere përfundimisht si Qendra perandorake e Kishës Ortodokse e mbuluar nën gërmadhat e historisë mbi te cilen u ngrit Sanxhaku i Islamit, toka e bekuar nga Profeti i fundit Muhammed Mustafas s.a.v.s. i cili përgëzoi Islamin me këtë fitore madhështore.
Aja Sofija ka qenë katedrale bizantine, xhami në kohën e osmanëve dhe në fund muze, duke u kthyer në njërën prej simboleve më të fuqishme të rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve, dhe simboli më i fuqishëm i përkushtimit të ri të Turqisë ndaj sekularizimit.

Tani presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndërmerr veprime për ta shpallur xhami funksionale për besimtarët edhe një herë, duke e përmbushur një ëndërr personale, të mbështetësve dhe të mbarë muslimanëve edhe përtej brigjeve turke – duke nxitur një përgëzim të madhe ndërkombëtare.
Ky akt kthen simbolikën e fitores së Islamit mbi kristianizmit si fuqia e vetme botërore e cila tregon Ringjalljen e Re të islamit në ruzullin toksorë. Është Ringjallja e Fitores mbi Bizantin, është Ringjallja e Kudusit, është Ringjallje e Mekkes dhe e Medines, të gjithë qendrave të shenjta islame që gjenden në një vijë të Kibles.
Aja Sofia është simbol i pavarësisë dhe forcës së brendshme të Turqisë. Lëvizja e Turqisë me Aja Sofjën erdhi në kohën e duhur, nuk është një strategji e nxituar por është një strategji shtetërore planifikuar thellësisht. “Aja Sofia është paralajmëruesi i çlirimit të Xhamisë Aksa” – tha Presidenti Erdoğan
Janë ca mendjengusht që xhaminë apo muzenë Aya Sophia e shohin incidentalisht vetëm si objekt apo faltore fetare ngase janë të cekët në dije kur gjykojnë fatalisht ndonëse Aya Sophia është përtej asaj qe shihet sepse simbolizon një çështje Parimi, dmth., është simbolik e Shenjtë për muslimanët. Figur që simbolizon fitoren dhe amanetin e profetit Muhammed a.s.
Pra, Akustika e xhamisë Aja Sofia është e përsosur dhe Ezani i kënduar prej aty kumbon deri në Kudus, deri në Moskë e deri në Vatikan prandaj ata janë të shqetsuar me këtë Thirrje. Një Thirrje për Zgjimin Islam në të katër cepët e globit qe janë rropatjet e këmbëve të persekutuarve, të jetimëve të shtypërve, të poshtëruarve e të përdhunuarve ngase vjen agimi i artë mbi tokatë e përvuajtura nga atje ku u ngulfat së fundmi, prej Stambolli!
Ky akt është shenja për hapat e mëpastajme që sinjalizon shënjestrimin e ardhshëm të Kudusit dhe mesxhidi All-Aksas, thotë Jerusalem Post.
Derisa për këtë akt Rusia tha se ky është problemi i brendshëm i Turqisë.
Edhe Vatikani per këtë akt të fundit turk kishte zërin e mekur .
Është për çudi si është e mundur Turqia tua ketë tredhur zërin këtyre luanëve të shndëruar në lepuj, a mos është një kryeneçësi Turke në mejdan te burrave që përgaditeshin të preokupojnë Turqinë me problene të brendshme e të jashtme që Israeli të aneksoj ndërkohë Bregun Perëndimor bashkë me mesxhidin Aksanë si një akt i kryer që do ta ngulfate edhe në Libi.
Potezi i mirë luajtur Shah-Mat politik këputi të gjitha shpresat dhe planet sioniste në terren që groposi këmbët nën tani të larguar nga planet djallëzore perëndimore. Akti ka domethënie edhe të dimensionit politik që largoi shtetin nga skekullarizmi një akt dramatik që po të hapet Aya Sophia si xhami kjo mbyt shpresat hegjemone të botës krishtere që vetëm rijnë dhe bëjnë sehir kur israeli anekson dhe shkel brutalisht të drejtat e palestinezeve dhe të xhamisë All Aksa….
Aja Sofia nuk është vetem një Xhami por është Simbolika e Fitores së Islamit mbi Kristianizmin.
Me këtë akt shumdimensional Erdogani neutralizoi të gjitha veprimet politike dhe ushtarake në Siri, Irak, Israel dhe në Libi. Akt që stopoi orët me akrepat në 14:53, një mesazh që jep në dije se ; Koha është Koha e Turqisë!
Vendimi për ta kthyer Aja Sofjën në një xhami erdhi në kohën e duhur! Me këtë veprim, Turqia po i dërgon një mesazh të fortë bllokut islam.
Ky është Shekulli i Islamit dhe i Muslimanëve që këta toka i kanël larë me gjakun e Shehideve dhe Martirëve.
”VATANI – NUK ËSHTË COPË TOKE, POR ËSHTË DHEU I BRUMOSUR ME GJAKUN E SHEHIDËVE QË KURRË NUK TRADHËTOHET’!!!
– REXHEP TAJIP ERDOGAN

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne