Bota

Azerbajxhani shkatërron depot e municioneve të ushtrisë armene

Ushtria e Azerbajxhanit në një operacion të nisur për të mbrojtur territoret e saj sot ka shkatërruar dy depo të municioneve që i përkisnin ushtrisë armene.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit duke publikuar edhe një video gjatë operacionit tha se ushtria e saj shkatërroi dy depo municioni të forcave të armatosura armene të vendosura afër Khankendi.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Përleshje të reja shpërthyen më 27 shtator, dhe që prej asaj kohe Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre armëpushime humanitare që nga 10 tetori.

Teksa fuqitë botërore kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Rezoluta të shumta të OKB-së po ashtu kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese./AA

OPINIONE

INTERVISTA