Azilkerkuesit ne Austri do te dorezojne celularet e tyre dhe 840 Euro tek autoritetet vendase

Azilkërkuesit ne Austri do të detyrohen të dorëzojnë telefonat e tyre celularë dhe deri në 840 euro ($ 1,040) para te thata tek autoritetet, sipas masave të
miratuara nga kabineti austriak të mërkurën.Paratë do të perdoren si kosto per te verifikuar aplikacionete tyre, ndërsa autoritetet do të shqyrtojnë nëse të dhënat e gjeo-lokacionit nga telefonat e refugjatëve përputhen me te dhenat e tyre se si ata mbërritën në vend.Nëse azilkërkuesi zbulohet se ka hyrë më parë në një vend tjetër europian ku është në fuqi e ashtuquajtura “rregullore e Dublinit”, ai mund të dërgohet atje.Ministri i Brendshëm Herbert Kickl, nga Partia e Lirisë së Ekstremit të Djathtë (FPOe) tha se qëllimi i tij ishte një “ligj kufizues dhe i zbatueshëm lidhur me të drejtat e të huajve” me qëllim që t’i jepte fund “abuzimit” të sistemit të azilit.Masa do të votohet nga parlamenti në javët e ardhshme.Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, një goditje mbi imigracionin ishte një nga temat kyçe të FPOe dhe u miratua gjithashtu nga Kancelari Sebastian
Kurz dhe Partia e tij Popullore Austriake (OeVP) e qendrës së djathtë.Austria mori më shumë se 150,000 aplikime për azil – pothuajse 2 për qind e popullsisë së saj të përgjithshme prej 8.7 milion – pas krizës së migrimit të
vitit 2015.Masat e njoftuara të mërkurën gjithashtu nënkuptojnë se refugjatët do të jenë në gjendje të aplikojnë për nënshtetësi austriake pas dhjetë vjetësh, në
krahasim me gjashtë vjet qe ishte më herët.Do të përshpejtohen gjithashtu edhe dëbimet e aplikantëve për azil qe jane dënuar për krime.Grupi i presionit për të drejtat e njeriut SOS Mitmensch denoncoi masat.

“Kur iu merret dhe qindarka e fundit qe iu ka ngelur ne xhep azilkerkuesve, të cilët tashmë kanë shumë pak para, është rraskapitese për ata që janë të
interesuar per azil”, tha grupi, duke shtuar se masat do ta bënin integrimin më të vështirë.Konfiskimi i të dhënave të telefonisë celulare do të ishte një “ndërhyrje serioze në privatësinë e njerëzve”, ndërsa plani për të bërë më të vështirë
aplikimin për shtetësi ka “prapavije politike” për të fshehur faktin se procesi tashmë është shumë i vështirë.Javën e kaluar Kickl tha se u ben thirrje dhe kolegeve ne BE për t’i dhënë fund mundësise se aplikimeve për azil që po bëhen në Evropë. Ai dëshiron një
sistem ku njerëzit mund të aplikojnë vetëm për azil në të ashtuquajturat “zona tranziti”, jashtë kufijve të BE.Ai më parë ka shkaktuar polemika në fillim të këtij viti duke thënë se donte të “përqendrohej” në azilkërkues në vende të caktuara, duke përdorur një fjalë
të lidhur gjerësisht me kampet naziste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne