Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete në “Teqenë e Alipostivanit”, shkaqe natyrale apo overdoze rakije

Raportohet se Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”.

Sipas bluve, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës duke ditur sesa konsumues të alkoolit janë mund të jetë edhe kjo një arsye.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne