BABAI I DY FËMIJËVE U VRA NGA ISH-FQINJËT PËR PRONË

43 vjeçari Alket Muho u vra nga ish-fqinjët e tij. Babë e bir u arrestuan nga policia të premten në darkë. Autorët dhe viktima kishin pasur konflikte të përsëritura për pronësinë.

Të afërmit thonë se grindjet ishin të shpeshta dhe shkak është bërë një rrugë e fshatit Rabie dhe një çezmë që përdorej prej tyre.

Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, banonin në Sarandë, por kishin jetuar më herët në zonën ku ekzekutuan fqinjin e tyre.

Babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me armë zjarrri të enjten në vendin e quajtur Bolovec. Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe trupi i pajetë është gjetur nga familjarët në tokat e tyre. Akuzat ndaj autorëve janë vrasje me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne