Bagdadi tronditet nga një shpërthim terrorist

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një vendi besimtarësh në juglindje të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, 17 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi terrorist ndodhi ditën e mërkurë në lagjen Nehravan në juglindje të Bagdadit. Terroristët e ISIS pas disfatës së madhe përballe ushtrisë së Irakut, sidomos pas disfatës në provincën Anbar, kanë zgjeruar sulmet terroriste me qëllim që të përhapin tmerr dhe frikë në mesin e popullit irakian. Grupi terrorist ISIS, prej vitit 2014, me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës, Arabisë Saudite dhe aleatëve të tyre, sulmoi Irakun dhe uzurpoi disa territore kryesisht në veri dhe perëndim të këtij. Gjatë pushtimit të Irakut, grupi terrorist ISIS ka kryer krime të shumta ndaj popullatës civile. Mirëpo ushtria irakiane e ndihmuar nga forcat vullnetare dhe të rezistencës, si dhe me ndihmën e konsulentëve të Republikës Islamike të Iranit, ka arritur të çlirojë shumë zona të pushtuara nga ISIS dhe pothuajse i ka dhënë fund pranisë së këtij grupi terrorist në Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne