Bagdadit i duhen sistemet ruse S-400, pasi strategjia ushtarake perëndimore ka dështuar

Drejtori i Qendrës irakiane të Sigurisë dhe Strategjisë, Muataz Mahi Abdel Hamid, i tha agjencisë së lajmeve Sputnik të Rusisë se Iraku ka nevojë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe diversifikimin e importeve të armëve, pasi strategjia e ashtuquajtur “strategji ushtarake perëndimore” ka qenë një dështim në vendin e goditur nga lufta.

“Udhëheqësit irakianë e kuptojnë nevojën për t’u kthyer në strategjinë ushtarake lindore. Strategjia ushtarake perëndimore, e cila ne filluam të implementojmë pas vitit 2003, ka rezultuar e paefektshme dhe e paaftë për të siguruar kontroll adekuat mbi operacionet ushtarake, “tha ky zyrtar irakian. “Disa vende në Gjirin Persik preferojnë që Iraku të qëndrojë nën kontrollin e SHBA. Amerikanët nuk duan që Iraku të blejë sistemet S-400 dhe këmbëngulin që ushtria irakiane duhet të jetë e armatosur në përputhje me marrëveshjen ekzistuese ndërmjet Bagdadit dhe Uashingtonit, “tha Abdel Hamid. Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar tashmë Irakun dhe disa vende të tjera, për pasojat e zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak me Rusinë dhe mbi marrëveshjet për blerjen e armëve të përparuara, veçanërisht sistemet raketore S-400.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne