“Bahcevanët” shqiptarë kapen me 3,5 ton kanabis në Spanjë

Roja Civile (policia) spanjollenë kuadrin e Operacionit antidrogë të quajtur “Copitos” zbuloi një plantacion kanabisi në Rajonin e Aragonit, Distrikti i Saragozës në Spanjë. U sekuestruan 16 000 bimë kanabisi me peshë të përgjithshme 35 kuintalë. Nëse kjo sasi kanbisi do të shitej me cmim pakic, do t’u siguronte narkotrafikantëve 11,3 milion euro. Plantacioni ishte në një zonë kodrinore të veshur me pyje e shkurre, gjë që vështirësonte zbulimin nga agjensitë ligjzbatuese. Gjatë këtij operacioni , ku morën pjesë 70 forca, u neutralizua një bandë narkotrafikantësh shqiptarë. U arrestuan 6 persona dhe krahas bimëve të kanabisit u sekuestruan celularë, automjete, pajisje për ujitje të bimëve, pajisje për tharje të kanabisit, thasë me pleh kimik, cadra për fjetje, karrike dhe tavolina portative, gjeneratorë me fuqi të mesme, bidona të mëdhenj të mbushura me naftë etj. “Bahcevanët” e kanabisit merreshin edhe me grabitje me armë në zonën afër plantacionit. Disa bare dhe pika furnizimi kishin rënë pre e grabitësve shqiptarë gjatë shtatorit dhe tetorit.

Tashmë është bërë rutinë, që banda narkotrafikantësh shqiptarë mbjellin palntacione të tëra me kanabis në zona malore apo kodrinore në Spanjë.Shqiptarët duke e prodhuar në Spanjë kanabisin në sasi prej disa kuintalësh në disa ton po konkurojnë fuqishëm në tregun spanjoll kanabisin maroken. Narkotrafikantët marokenë përpiqen të kapin tregun duke përdoruru mekanizmin e ekonomisë së shkallës, dmth duke rritur sasinë e prodhimit ulin koston për cdo Kg. kanabis duke maksimalizuar fitimet. Plantacionet e shqiptarëve me kanabis në Spanjë e zhvlerësojnë këtë avantazh të narkotrafikantëve spanjollë (ekonomia e shkallës), sepse marokenët kanë shtesë në kosto për shkak të shpenzimeve të transportit (detar apo ajror) të kanabisit nga Maroku drejt tregut spanjoll. Shqiptarët e prodhojnë kanabisin në tokën spanjolle me kosoto minimale!

Ky zhvillim i ri i kriminalitetit shqiptar në Spanjë nuk mund të ishte i mundur pa 6 vjet rilindje të Qeverisë Rama në Shqipëri. Fatkeqësisht një zhvillim kaq negative ka shumë mundësi, që ta detyrojë qeverinë spanjolle të ndjekë shembuillin e asaj holandeze për të qenë jo vetëm skeptike për pranimin e Shqipërisë në BE por edhe ëpr të rivendosur vizat për shqiptarët. Trafikimi i kokainës me kuintalë nga portet spanjolle, kultivimi i kanabisit me tonelata, mijëra shqiptarë, që përdorin portet spanjolle si trampolinë për të shkuar klandestinë në Agli si edhe shtimi i bandave të hajdutëve dhe grabitësve të armatosur shqiptarë, mund të cojë që brenda shkurtit 2020 spanjollët të ndërmarrin iniciativa zyrtare për rivendosjen e vizave për shqiptarët.

Në këtë link është edhe një video e veprimeve të policisë spanjolle gjatë sekuestrimit të plantacionit me kanabis. https://www.heraldo.es/noticias/aragon/2019/11/17/la-policia-nacional-desmantela-la-mayor-plantacion-de-marihuana-localizada-hasta-la-fecha-en-aragon-1344393.html#

Arrestohen 6 francezë me 45 kuintalë kanabis prodhim i “bacevanëve” shqiptarë

Roja Civile spanjolle këtë të shtunë goditi edhe një rrjet narkotrafikantësh francezë. U arrestuan 6 “narkos” francezë dhe u sekuestruan 45 kuintalë kanabis i sapo blerë nga një grup i mirëorganizuar “bahcevanësh” shqiptarë. Bashkë me 45 kuintalët e kanabisit u sekuestruan edhe 11 automjete të përdorura nga narkotrafikantët shqiptarë dhe francezë. Kapja e kësaj sasie gjigande kanabisi u krye në Krahinën e Malagës (qyteza Fuengirola), ndërsa po transportohej për në Francë.

Tashmë “bahcevanët” shqiptarë po kultivojnë kanabis me tonelata, jo vetëm për tregun spanjoll, por edhe për eksport në vendet e BE-së si psh. ky rasti në Spanjë.

Për më shumë mund të konsultohet edhe shkrimi në linkun: https://www.heraldo.es/noticias/aragon/2019/11/17/dos-importantes-golpes-permiten-incautar-cinco-toneladas-de-droga-en-aragon-1344415.html

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne