Bajrami, në ditën e zgjedhjeve. Falja, te sheshi “Skënderbej

Falja e Namazit në ditën e Bajramit, këtë herë nuk do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ish-“Hotel Dajtit” si çdo vit.

Një kërkesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për ta kryer ritin në sheshin “Skënderbej” dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut është miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Brenda Komunitetit Musliman ka pasur një dilemë për faktin që ky shesh është përuruar në ditë fushate dhe falja përkon me ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Por mes faljes në rrugë, siç është bërë gjatë këtyre viteve, dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut, që është një nga simbolet e besimtarëve myslimanë, në një shesh miqësor për këmbësorët dhe pa makina, është zgjedhur kjo e dyta.

Ky është minimumi që Bashkia e Tiranës mund të bëjë pas dhunës akustike që i ka bërë muslimanëve gjatë faljes së Taravive (rit që kryhet vetëm gjatë Ramazanit cdo nate,  ku muzika e koncertet skanë kursyer asnjë ditë për të shqetësuar besimtarët muslimanë por edhe banorët, hotelet, bizneset rrotull sheshit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne