Balla bën paralajmërimin e fortë: Presim hetime për politikanët

Kreu i grupit parlamentar për PS-së, Taulant Balla ka bërë sot paralajmërim e të forta në lidhje me zyrtarët e lartë që do të hetohen.

Pjesëmarrës në tryezën me delegacionin e Parlamentit Europain, për takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë, Balla bëri këtë paralajmërim ndërsa deputetët e opozitës vunë theksin te rëndësia e reformës zgjedhore dhe më konkretisht votimit elektronik.

“Në vazhdim presim të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta” tha Balla.

Ndërsa, kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. Macovei i kërkoi politikës të bashkohet për të zbatuar Reformën në Drejtësi, si dhe të nisë menjëherë ndjekjet penale për rastet e korrupsionit.

“Votimi elektronik do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, por nëse reforma zgjedhore nuk ka konsensus nuk do të prodhojë asgjë”, u shpreh deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Përmes Klajda Gjoshës, edhe LSI ka vënë theksin dhe nevojën, sipas saj, urgjente për një reformë zgjedhore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne