Balla i shkel syrin presidentes kroate, çfare ka dashur të thotë me këtë gjest?

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ishte prezente edhe presidentia e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç. Ajo mbajti një fjalim në foltoren e Parlamentit, dhe më pas ka shtrënguar duart me deputetët që ndodheshin në sallë. Njëri prej tyre ishte edhe deputeti i PS-së Taulant Balla.

Fillimisht Kitaroviç u ndal disa sekonda me Edmond Spahon, më pas vijoi me Taulant Ballën dhe më pas tek kreu i PD Basha, e nga LSI takoi kryetaren Monika Kryemadhi dhe Luan Ramën.

Por zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike Silvi Bardhi, ka kapur një sekuencë pikante gjatë këtij takimi mes Ballës dhe Kitaroviç. Ajo ka publikuar një video ku Balla i shkel syrin në shenjë përshëndetje.
“Kur të shkel syrin “Toyota Yaris”, integrimit vëri vizën!”, shkruan Bardhi.

Ndërkohë që një reagim ka ardhur edhe nga nën kryetari i PD-së Edi Paloka, i cili me anë të në postimi shkruan:

“Tao Derrkuc Palla ne rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacise…

Do e kete ngatrruar me ndonje kroate tjeter …,” shkruan Paloka.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne