Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda një person. Policia jep detajet

Nje person ka gjetur vdekjen brenda baneses se tij, pasi ajo u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Sipas te dhenave te para te policse, viktime ka mbetur shtetasi S. D., 82 vjeç, qe ka qene brenda shtepise dhe nuk ka mundur te dale dot

Këlcyrë/Informacion Paraprak.

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne