Rajoni

Banka Botërore: Turqia, vend shembullor në fushën e energjisë gjeotermike

Një ekspert i energjisë gjeotermike pranë Bankës Botërore bëri me dije se nuk është rastësi që Turqia renditet në mesin e 7 vendeve të para të botës për prodhimin e elektricitetit nga energjia gjeotermike…

Trën Fridriksën (Thrainn Fridriksson), ekspert i energjisë gjeotermike pranë Bankës Botërore, deklaroi të enjten se Turqia ka një potencial të konsiderueshëm për investime në fushën e energjisë gjeotermale.

“Nuk është rastësi që Turqia ka rritur kapacitetin e prodhimit të elektricitetit nga energjia gjeotermike gjatë 10 viteve të fundit për t’u renditur në mesin e 7 vendeve të para në botë. Kjo është një histori suksesi”, theksoi Trën Fridriksën.

Sipas tij, ka shumë gjasa që Turqia të arrijë përpara vitit 2023 objektivin për 2 mijë MW fuqi të instaluar në fushën e energjisë gjeotermike.

“Krahasuar me vendet e tjera, rritja e fuqisë së instaluar, e elektricitetit të prodhuar dhe e investimeve në energjinë gjeotermike është një arritje e madhe”, nëvizoi ndër të tjera eksperti i Bankës Botërore.