“Banka e Shqipërisë do blejë euro”, guvernatori Sejko njofton ndërhyrjen në tregun e valutës

Banka e Shqipërisë do të blejë valutë. Njoftimin e bëri guvernatori Gent Sejko gjatë një konference me gazetarët, ku shpjegoi se ky është një rast i veçantë i ndërmarrë në rrethana specifike, që po bëhet për të frenuar përshpejtimin e rënies së euros. Si rrjedhojë, Këshilli mbikëqyrë mori një vendim të tillë për të ndërhyrë në treg, sqaroi ai.

“Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë parametrave normalë të regjimit të kursit të këmbimit dhe na ka detyruar të ndërhyjmë në treg” u shpreh Sejko.

Guvernatori tha se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave. Qëllimi kryesor i operacioneve monetare do të ndërmerret vetëm për nevoja të inflacionit, pasi rënia e euros rrezikonte objektivin e inflacionit, tha Sejko. “Në Shqipëri do të vazhdojë të jetë regjimi i lirë i kursit këmbimit, por Banka e Shqipërisë ka të drejtën e saj për të rregulluar parametrat e tregut”, shtoi ai./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne